Totti i përgjigjet Cassanos

Futboll

Totti i përgjigjet Cassanos

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 09:16
Francesco Totti

Francesco Totti i është përgjigjur me shaka Antonio Cassanos, i cili kishte thënë se ikona e Romës do të harrohej pas 20 vjetëve.

Ish-sulmuesi i Romës, Real Madridit, Interit dhe Milanit, Cassano shkaktoi polemika këtë javë kur tha se Totti nuk do të mbahej në mend në Romë njëlloj si Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo

Ai këmbënguli se fituesi i Kupës së Botës Totti do të harrohej pas 20 vjetëve.

Totti është pyetur për komentet e Cassanos dhe zgjodhi të përgjigjej me humor.

“E vërtetë, unë e kam harruar veten tashmë”, u përgjigj Totti me shaka.

“Askush nuk ka nevojë të më dalë në mbrojtje”, shtoi ai.

Kur u pyetur për marrëdhëniet me Cassanon, Totti ndërhyu.

“Joooo, Antonio është miku im, jo ish-miku”, këmbënguli ai.

Totti dhe Cassano kanë luajtur së bashku në Romë dhe në Kombëtaren e Italisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat