Duelet e zjarrta me Uruguain dhe Brazilin

Futboll

Duelet e zjarrta me Uruguain dhe Brazilin

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 17:09
Duelet e zjarrta me Uruguain dhe Brazilin

Uruguai dhe Brazili janë kundërshtarët e radhës të Argjentinës në ndeshjet eliminatore të Botërorit Katar 2022. Kombëtarja “albiceleste” përballet në transfertë përballë Uruguait (13 nëntor, 00:00), ndërsa katër ditë më vonë pret Brazilin në San Juan (17 nëntor, 00:30).

Lionel Scaloni ka marrë një lajm fantastic përpara dy dueleve të zjarrta. Leo Messi, ylli dhe kapiteni i kombëtares, ka lënë pas problemet fizike dhe është i gatshëm të zbresë në fushë.

Burime pranë trajnerit argjentinas bëjnë të ditur se Messi, i cili humbi ndeshjet me Leipzig në Champions League dhe Bordeaux në Ligue 1 për shkak dëmtimi në gjurin e majtë, është rikuperuar plotësisht dhe nuk ndjen më shqetësime fizike.

Grumbullimi i tij për dy ndeshjet e Argjentinës zemëroi drejtuesit e PSG-së, por rëndësi ka që “Pleshti” ndihet mirë dhe gati për të luajtur. Dy herë kampionët e botës renditen në vend të dytë të grupit eliminator të Amerikës Latine me 25 pikë, 6 më pak se kryesuesit e Brazilit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat