Shpërthen menaxheri i Insignes

Futboll

Shpërthen menaxheri i Insignes

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 20:05
Shpërthen menaxheri i Insignes

Lorenzo Insigne dhe Napoli shkojnë drejt divorcit, teksa pak ditë pas kërcënimit të presidentit De Laurentiis se kapiteni mund të përfundojë në tribunë për gjysmën e dytë të sezonit, tani vjen edhe një reagim i agjentit të sulmuesit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai ka deklaruar se klubi napolitan i ka bërë një ofertë rinovimi me gjysmën e pagës aktuale kapitenit, ndaj edhe deri tani nuk ka ardhur firma mbi kontratën e re.

“Dëgjoj të thuhen shumë gjëra edhe nga gazetarë me eksperiencë, të cilët në të vërtetë dinë shumë pak në lidhje me çështjen.

Ne kemi respekt për klubin dhe presidentin De Laurentiis, me të cilin flasim shpesh, por e vërteta është se oferta për rinovim është me gjysmën e pagës aktuale.

Në raste të tjera nuk është vepruar njësoj dhe unë mendoj se Insigne meriton më tepër respekt edhe në këtë aspekt.

Nuk kemi kërkuar asnjë bonus rinovimi, por thjesht një vlerësim real për atë që Lorenzo jep në fushën e lojës.

Unë kam detyrë të mbroj interesat e tij dhe sigurisht që jam i bindur se Insigne meriton shumë më tepër”, deklaroi agjenti i sulmuesit, Pisacane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat