Driton Latifi shpërthen ndaj Kosovës: E turpshme... 

Futboll

Driton Latifi shpërthen ndaj Kosovës: E turpshme... 

Nga: K.Goca Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 20:48
Driton Latifi shpërthen ndaj Kosovës: E turpshme... 

Analisti i futbollit, Driton Latifi, shpërthen ndaj futbollistëve të Kombëtares së Kosovës.

Latifi është njohës i madh i futbollit, është i dëshpëruar me humbjen e Kosovës në miqësore nga Jordania, me rezultat 2:0  në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.    

“E turpshme... 

Ajo që kam thënë së problemet tona nuk përfundojnë me largimin e trajnerit, u pa sonte...

Pika e vetme pozitive ishte Kryeziu i cili priti gjate për rastin e tij dhe dha provimin, pa harruar edhe shpëtimin që na siguroi nga katastrofa Aro...

Për të tjerat nuk ia vlen te flitet ekipi ishte shterpe, paraqitje frustruese, mendjemadhësi e lojtarëve që rezultoi me gabime trashanike...

Duhen shumë ndryshime të lojtarët jo vetëm në shtab teknik... 

Ky ekip ka edhe problem me moralin, me këtë lojë nuk i meritojnë tifozët. 

Me këso paraqitje nuk mund të na zbehin dashurinë për përfaqësimin e Kosovës, por respektin për këta lojtar... 
Shume shumë keq...”
, kritikon Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat