Lushtaku reagon për Drenicën: Tash e dy muaj nuk janë paguar obligimet ndaj lojtarëve dhe stafit

Futboll

Lushtaku reagon për Drenicën: Tash e dy muaj nuk janë paguar obligimet ndaj lojtarëve dhe stafit

Nga: K.G. Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 17:14
Lushtaku reagon për Drenicën: Tash e dy muaj nuk janë paguar obligimet ndaj lojtarëve dhe stafit

Drenica nga Skenderaj po kalon në një situatë aspak të mirë financiare. Klubi kuqezi po tregon rezultate të lakmueshme në elitën e futbollit të Kosovës, të cilët renditen në vend të katërt me 20 pikë të mbledhura.

“Klubi i futbollit Drenica pas shumë sfidave, vështirësive dhe ndryshimeve që ndodhën para fillimit të kampionatit, kemi bërë një analizë të përgjithshme deri para ndeshjes kundër KF Ulpiana, dhe si rrjedhojë e gjendjes çfarë gjendet në klub, kryetrajneri i skuadrës, Tahir Lushtaku, ka reaguar në lidhje më këtë situatë. 

“Unë si trajner i KF Drenica, me keqardhje më duhet të deklarohem në lidhje më gjithë këto vështirësi të krijuara në klub!

Image

Klubi po kalon nëpër një krizë të thellë financiare, pa mbështetje nga askush (në  aspektin financiar).

Reagoj tani me qellim të mos vijë situata deri në bojkotim të stërvitjeve dhe ndeshjeve nga ana e futbollistëve të cilët më kanë paralajmëruar dhe shprehur këto shqetësime këto ditë të fundit…!

Duke marrë parasysh se si kemi ardhur deri të ndërtimi i ekipit, me një grup solid të futbollistëve që kemi, me një fond të varfër të futbollistëve, dhe më një buxhet shumë të vogël, dhe që vazhdoj të mos përmbushet as edhe ky buxhet I vogël, ne prapë kemi arritur që të kemi rezultate dhe suksese që për një dekadë, nuk janë arritur radhazi ne KF Drenica.

Gjatë këtyre 12 xhirove, kemi qenë gjithmonë të renditur në tri pozitat e para, në klasifikim.

Prandaj, unë shpreh mllefin tim ndaj: Donatorëve dhe biznesmenëve, e edhe ndaj tifozëve që nuk e kishim përkrahjen e duhur as nga ta, e as nga tifogrupi, “Shqiponjat e Zeza” (që përkrahen nga tribuna vetëm në një numër të vogël). 

Neve nuk e kishim përkrahjen e duhur as nga vete qyteti i Skenderajt e lere me nga bizneset e donatorët. 
Sa e sa here ishim krenar për fitore radhazi , u pa qe nuk ndikoj emocionalisht tek askush … gjithnjë në vesh të shurdhër .

Shtrohet pyetja:  Pse nuk është duke u përkrahur dhe ndihmuar klubi, në anën financiare dhe organizative…? 
Ku është problemi i juaj…? 

Neve kemi vetëm përkrahje morale, në rrjetet sociale , dhe ajo përkrahje kryesisht vetëm në faqen zyrtare të klubit, me komente, nga opinionet e jashtme të prezantuara dhe në disa media të njohura të vendit. 
Neve  përkrahje, kishim, paraqitje mjaft të mira..! 

Suksese të numëruara dhe rezultate të cilat , gjithmonë I kemi dashur t’i kemi, e të cilat I kemi arritur me djersë dhe angazhim, duke funksionuar, si profesionist, shtabi teknik, së bashku me futbollistët, pa kursyer asgjë nga vetja deri në këto momente...!

Po bëhen tashmë dy muaj, që nuk janë paguar obligimet ndaj lojtarëve dhe stafit.
E gjithë ato obligimet tjera, që i duhen skuadrës për të funksionuar , përkrahja që i  duhet skuadrës për vazhdimësi të kampionatit, për të  arritur objektivat.

Jemi në rrugën e duhur që me këto rezultate që i kemi ne të mendojmë më lartë, dhe për një objektiv të caktuar deri në fund të kampionatit. 

Prandaj Klubi ka nevojë për ndihmën dhe përkrahjen morale, financiare nga Donatorët, Bizneset, Komuna dhe tifozët e qyetit tonë! 

Ka nevojë për një organizim të mirëfilltë, afatgjatë, me një plan konkret, nga njerëzit, që duhet të jenë pjesë e kryesisë së klubit. 

Duhet t’i bashkojmë të gjitha forcat më një qellim të shendosh, për ta organizuar klubin në mënyrën më të mirë të mundshme, përfshirë të gjithë pa dallim.  

Falendëroj kryesinë e tanishme që u munduan të bëjnë  maksimumin e mundur , për të përmbushur të gjitha obligimet të cilat I ka klubi, 
Por nuk ia dolën, për shkak të vështirësive financiare…! 

Klubi falënderon, të gjithë njerëzit, kontribuesit, pa dallim, që kanë ndihmuar dhe mbështetur në forma të ndryshme, në periudha të caktuara, por…

KF Drenica  tashmë ka shumë nevojë qysh sot, për të gjithë dhe të mendojnë të gjithë, që sa më shpejt të bëhet një zgjidhje, që klubi të funksionojë si duhet për vazhdim të metutjeshëm. 
KF DRENICA, është e të gjithëve.

KF DRENICA, ka nevojë për të gjithë.
KF DRENICA, është mbi të gjithë. 
KF DRENICA, ka dy ngjyra dhe një emblemë 
KF DRENICA, është krenaria e qytetit, në Superligën e Kosovës”,
- reagon Tahir Lushtaku.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat