Tre shqiptarë në fushë për Maqedoninë e Veriut

Futboll

Tre shqiptarë në fushë për Maqedoninë e Veriut

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 17:45
Tre shqiptarë në fushë për Maqedoninë e Veriut

Duke filluar nga ora 18:00 do të luhen 4 sfidat eliminatore të Botërorit, ku spikat Armeni-Maqedoni e Veriut për numrin e shqiptarëve që do të jenë në fushë.

Maqedonia e Veriut do të rreshtohet me formacionin 4-4-2, ku Visar Musliu, Ezgjan Aliovski dhe Enis Bardhi do të jenë shqiptarët që do të zbresin si titullar në fushë, ndërsa Valon Ethemi do ta nisë nga stoli.

Dhe futbollisti i Tiranës, Enur Totre do ta nisë nga stoli dhe pritet të ketë disa minuta në këmbë në këtë sfidë.

Në sfidat e tjera, Suedia dhe Gjeorgjia do të sfidojnë njëra-tjetrën në grupin ku bën pjesë dhe Kosova, ndërsa Azerbajxhani do të ndeshet me Luksemburgun, dhe Rusia pret në shtëpi Qipron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat