Komean gjen menjëherë ekip

Futboll

Komean gjen menjëherë ekip

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 22:12
Komean gjen menjëherë ekip

Ronald Koeman mund të ulet shumë shpejt në pankinën e një klubi tjetër.

Edhe pse ka vetëm dy javë që nga shkarkimi i tij si dështim nga Barcelona, tekniku holandez ka mjaft admirues dhe ka marrë shpejt një ofertë të re në një klub me emër.

Klubi i Rejnxhërs Glasgou, pas largimit të Stiven Xherard drejt Anglisë për të drejtuar Aston Vilën, ka nisur kërkimin për një trajner të ri.

Sipas mediave angleze, Ronald Kuman është në majën e dëshirave të klubit, i cili pritet të mbyllë gjithçka brenda pak ditësh, sepse dëshiron të vazhdojë ecurinë e mirë në kampionat dhe në Europë.

Kandidatë të tjerë për këtë pankinë mësohet se janë Xhon Terri si dhe Rino Gatuzo, me këtë të fundit që do të kthehej te klubi ku ka luajtur në fillimet e karrierës së tij. Pikërisht kandidatura e italianit është ajo që tërheq më shumë tifozët, ndaj ai shihet si “pengesa” më e madhe për firmën me Koeman

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat