Spanja importon tre pikë nga stadiumi “Spiros Louis” në Athinë, duke e marrë kreun e tabelës në Grupin B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
Spanja fiton me rezultat 1:0 ndaj Greqisë.
Futbollisti Sarabia në minutën e 26-të ka shënuar nga penalltia.
Greqia edhe teorikisht humbi shpresat për vend të dytë pas kësaj humbje, ndërsa Spanjën e pret sfidë e vështirë në xhiron e fundit për të ruajtur vendin e parë në duel me Suedinë.
Spanja kryeson me 16 pikë, duke e lënë pas Suedinë me 15, Greqinë 9, Gjeorgjinë 7 dhe Kosovën me 4 sosh.
Greqia të dielën e pret Kombëtaren e Kosovës dhe e përmbyllin ciklin e kualifikimeve.