Xherdan Shaqiri shpërthen: Penalltia ishte qesharake

Futboll

Xherdan Shaqiri shpërthen: Penalltia ishte qesharake

Nga: K.G. Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 23:46
Xherdan Shaqiri shpërthen: Penalltia ishte qesharake

Zvicra luan baras (1:1) në Romë me Italinë.

Futbollisti Xherdan Shaqiri habitet se si u referua për penallti Italinë. 

Fatmirësisht Jorginho dështoi nga penalltia në minutën e fundit dhe rezultati mbeti baras.   

Kapiteni Xherdan Shaqiri ka deklaruar për SRF: “Në lojë jemi paraqitur me plan.

Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, sidomos në pjesën e parë, i kemi shkaktuar shumë probleme Italisë. E merituam këtë barazim. Penalltia ishte pak qesharake për mua, por kjo është pjesë e futbollit.

Gjithçka është ende në duart tona. Nga ky këndvështrim, ne mund të jemi të kënaqur. Bullgaria duhet të mposhtet së pari. Jam i bindur se shumë tifozë do të vijnë në stadium”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat