Maguire vlerëson kuqezinjtë

Futboll

Maguire vlerëson kuqezinjtë

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 00:30
Maguire vlerëson kuqezinjtë

Anglia ka arritur që të fitojë me shifrat 5-0 ndaj Shqipërisë në Wembley. Sikur të mos mjaftonte mungesa e Gjimshitit dhe lënia në tribunë e Brojës, brenda pak minutash do të na dëmtohej Marash Kumbulla dhe Keidi Bare.

Kështu situata do të dilte nga kontrolli dhe në pjesën e parë, kuqezinjtë u dorëzuan totalisht ndaj rivalit.

Menjëherë pas përfundimit të takimit, Southgate ka vlerësuar 45 minutat e para të ekipit të tij dhe njëkohësisht kundërpërgjigjen e marrë pas gabimit me Hungarinë.

“Ishte një paraqitje shumë e mirë e ekipit tonë, sidomos në pjesën e parë. U zgjuam nga ajo ndeshje e fundit me Hungarinë dhe ishim të balancuar, ishim shumë të fortë në 45 minutat e para, sidomos me cilësitë individuale., tha Southgate.

Nga krahu tjetër ishte Maguire, autori i golit të parë që ka vlerësuar Shqipërinë: “Ne e theksuam që para ndeshjes se duhej ta nisnim sa më mirë. Ishte një paraqitje e shkëlqyer dhe e bëmë ne Shqipërinë që të duket e dobët.

Ata e kanë treguar veten me rezultatet e fundit dhe vendin se ku janë në tabelë se mund t’i shkaktojnë probleme ekipeve”, tha Maguire.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat