Karton i kuq pas vetëm 20 sekondash lojë…

Futboll

Karton i kuq pas vetëm 20 sekondash lojë…

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 13:36
Karton i kuq pas vetëm 20 sekondash lojë…

Ka përjashtime nga loja shumë të shpejta, të cilat e lënë një ekip me 10 futbollistë në fushë për gati krejt ndeshjen. Ka përjashtime radhazi, që e bëjnë një ekip të luajë edhe 8 kundër 11. Më pas vjen e kuqja në ndeshjen e grupit tonë kualifikues, Andorrë-Poloni.

Asnjëherë më parë nuk kishte ndodhur një përjashtim kaq i shpejtë, kaq i rëndë për një kombëtare; vetëm 20 sekonda nga fillimi i lojës. Në këtë ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës, lojtari i Andorrës u përball me kartonin e kuq në topin e parë të prekur.

Bërryli i Fernandez kundër Glik bëri që arbitri, skocezi Beaton, të nxirrte të kuqin të menjëhershme.

Rezultati? Një goleadë e parashikueshme në favor të polakëve. Trajneri i Andorrës, Alvarez, nuk bëri asnjë ndryshim pas të kuqit ndaj Fernandez. Ky i fundit në fakt ishte i vetmi sulmues në 5-4-1 dhe për këtë arsye nuk u bënë zëvendësime në pjesën e parë të ndeshjes.

Në fund, Andorra pësoi “vetëm” katër gola, duke shënuar një të tillë, pavarësisht inferioritetit numerik të menjëhershëm. Rezultati 1-4 ishte pa histori, padyshim më pak mbresëlënës se përjashtimi (kartoni i kuq)  kaq i shpejtë. Faulli i Fernandez ndaj Glik ndodhi pas 10 sekondash, ndërsa përjashtimi nga loja pas 20 sekondash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat