Gerrard konfirmon stafin e tij, kërkon lojtarin e Rangers

Futboll

Gerrard konfirmon stafin e tij, kërkon lojtarin e Rangers

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 13:58
Steven Gerrard

Legjenda e Liverpoolit Steven Gerrard e ka konfirmuar stafin e tij pasi që u emërua si trajner i Aston Villas.

Nuk është vetëm trajneri Gerrard ai i cili u largua nga Rangers, pasi që anglezi ka marrë me vete nga skuadra skoceze edhe ndihmësit e tij Gary McAllister, Michael Beale, Scott Mason dhe Jordan Milsom.

Ndërsa është konfirmuar që stafi paraprak me ndihmësit si Austin MacPhee, Aaron Danks dhe Neil Cutler do të qëndrojnë te Aston Villa.

Po ashtu, Gerrard besohet se është duke përgatitur një ofertë për mesfushorin e Rangers Glen Kamara, dhe sulmuesin anësorë Ryan Kent, pasi që dëshiron të rindërtojë skuadrën në “Villa Park” raporton “Daily Record”.

Pas shkarkimit të Dean Henderson, Steven Gerrard tani ka marrë timonin e skuadrës së Aston Villas, ku e gjen klubin anglez në pozitë jo të mirë, pasi që renditet në pozitën e 16 me vetëm 10 pikë të arkëtuara pas 11 ndeshjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat