Spikat derbi i kryeqytetit, Apolonia pret Vllazninë

Futboll

Spikat derbi i kryeqytetit, Apolonia pret Vllazninë

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 15:02
Spikat derbi i kryeqytetit, Apolonia pret Vllazninë

Kampionati i femrave ka mbyllur me sukses katër javët e para të saj, teksa kjo e shtunë do të mirëpresë ndeshje mjaft të këndshme për publikun e futbollit të femrave.

Derbi kryeqytetas Tirana – Partizani do të ngrejë siparin e kësaj jave, me super sfidën që pritet me shumë kuriozitet nga tifozët e këtyre skuadrave.

Ndeshja do të luhet në kompleksin “Skënder Halili”, me Tiranën që do të jetë pritëse e kësaj sfide dhe që është në avantazh me fitoret e marra kundrejt të kuqeve që nga sezoni i kaluar. Sfida do të nisë në ora 11:00, me të dyja skuadrat që do të tentojnë të marrin pikët maksimale.

Nga ana tjetër, një sfidë tjetër që pritet me interes nga publiku do të luhet në Fier, me Apoloninë që do të presë në shtëpi kampionet në fuqi të vendit, Vllazninë, në një sfidë që ka sjellë gjithmonë emocione. Fieraket renditen tre pikë më shumë në tabelë, me shkodranet që kanë një ndeshje më pak në garë. Ndeshja do të nisë nga ora 12:00, ku Apolonia do të tentojë të ruajë vendin e parë në klasifikim ndërsa verioret do të shkojnë me synimin e tre pikëve.

Kjo javë rezervon një tjetër derbi në kryeqytet, ku Kinostudio do të luajë kundër Tirana AS, me këto të fundit që kanë 0 pikë në tre javë të zhvilluara. Kjo ndeshje do të luhet duke nisur nga ora 12:30 këtë të shtunë në Tiranë.

Ndërkaq, drejt Lushnjes do të udhëtojnë vajzat e Murlanit, ku do të luajnë përballë myzeqareve, të cilat morën një humbje fundjavën e shkuar dhe do të kërkojnë të bëjnë mirë në shtëpi, me sfidën që do të nisë nga ora 12:30 në Lushnje.

Ditën e diel në Durrës do të luhet edhe sfida e pestë dhe e fundit e kësaj jave, mes Teutës dhe Skënderbeut. Korçaret morën një tre pikësh me vlerë fundjavën e shkuar në transfertën e Lushnjes që i rendit në vendin e shtatë me 4 pikë, ndërsa bregdetaret ende nuk kanë marrë pikën e parë në këtë sezon të ri. Ndeshja do të luhet duke nisur nga ora 14:00.

Tirana – Partizani e shtunë, ora 11:00

Apolonia – Vllaznia e shtunë, ora 12:30

Kinostudio – Tirana AS e shtunë, ora 12:30

Lushnja – KF Murlani e shtunë, ora 12:30

KF Teuta – KF Skënderbeu e diel, ora 14:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat