Jorginho ka folur edhe për periudhën e tij te Napoli

Futboll

Jorginho ka folur edhe për periudhën e tij te Napoli

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 17:18
Jorginho ka folur edhe për periudhën e tij te Napoli

Në intervistën e gjatë të dhënë për France Football, Jorginho ka folur edhe për periudhën e tij te Napoli.

“Te Napoli ka qenë gjithçka e mrekullueshme.

Nuk është Itali, është një vend tjetër. Nuk besoj se ekziston një vend tjetër me një presion më të madh për futbollin”, ka thënë mesfushori i Italisë dhe Chelsea-t.

“Pas gjashtë muajsh, kam arritur të siguroja një vend në ekipin e parë, por bëra gabimin më të madh të karrierës sime. Kam shkuar me pushime në Islandë dhe në Brazil dhe jam ndalur për 30 ditë.

Pas kthimit kam filluar të dëmtohem dhe kam humbur vendin.

“Benitez kishte të drejtë të më linte jashtë, sot nuk do ta bëja kurrë atë gabim. Ardhja e Sarri-t ka ndryshuar gjithçka.

Trajneri i ri kishte marrë të preferuarin e tij në rolin tim, Valdifiori, dhe unë isha gati të largohesha, por më pas më ka dhënë një shans dhe unë jam përshtatur shumë mirë në sistemin e tij të lojës.

“Kemi bërë një punë të mrekullueshme bashkë për tre sezone.

Ka qenë fantastike, edhe pse pengu më i madh që kam është që nuk kemi fituar titullin në sezonin 2017-2018”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat