Maqedonia e Veriut është gati për suksesin historik

Futboll

Maqedonia e Veriut është gati për suksesin historik

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 23:12
Maqedonia e Veriut është gati për suksesin historik

Falë gabimit të kombëtares së Rumanisë, e cila barazoi me Islandën, të dielën përfaqësuesja e Maqedonisë do të vendos për fatin e vet dhe pozitën e dytë në grup eliminator për Botërorin “Katar 2022”, që siguron biletën e sfidave të balotazhit.

Trajneri i Maqedonisë, Blagoja Milevski, në takimin me gazetarët, potencoi se nuk ndjen presion shtesë, për shkak të rëndësisë së madhe që bart përballja me Islandën, por se përgatitet, si edhe për çdo ndeshje tjetër, në të cilën kërkon rezultat pozitiv.

Blagoja Milevski, trajneri i Maqedonisë, tha: “Nuk do të kisha thënë se është ndeshja më e vështirë, pasi që të gjitha janë të vështira, mirëpo ne nuk përgatitemi ndryshe nga përballjet e tjera. Secila përballje është e rëndësishme për ne. Fakti që kemi gjasë për balotazh, nuk na ngarkon, por vetëm se na motivon. Nuk ndjejmë presion, pasi që është më mirë të vendosish vet se sa të presish nga të tjerët. Publiku vetëm se do të na jep përkrahje dhe jo presion shtesë.

Maqedonia luan më mirë në terrenin mysafirë se sa atë vendas dhe në transfertë janë shënuar 15 gola nga 20 në përgjithësi. Mirëpo kapiteni Stefan Ristovski beson se kjo statistikë është vetëm një koncidencë dhe se Maqedonia di të luajë mirë edhe në terrenin vendas"

Stefan Ristovski, kapiten i Maqedonisë, tha: "Secila ndeshje është storje në vete.

Nuk e dinim që statistikisht jemi më të mirë në transfertë, mirëpo nuk i shikojmë ato detajet, pasi që përgatitemi nga ndeshja në ndeshje. Nuk ndjejmë presion në terrenin vendas, pasi që është mirë për ne kur luajnë para publikut vendas. Fati është në duart tona dhe shresojmë se para publikut tonë do të arrijmë që të shënojmë fitoren, të cilën aq shumë e dëshirojmë".

Sfida në mes Maqedonisë dhe Islandës, do të zhvillohet të dielën, në stadiumin “Todor Preoski”, në oërn 18.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat