Italia udhëton sot drejt Belfastit

Futboll

Italia udhëton sot drejt Belfastit

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 11:44
Italia udhëton sot drejt Belfastit

Italia udhëton sot drejt Belfastit, ku nesër do të përballet me Irlandën e Veriut në një mbrëmje që mund t’i çojë blutë në Botërorin ‘’Katarin 2022’’.

Barazimi me Zvicrën ka lënë shije të hidhur te ‘’axurrët’’ pasi Zhorzhinjo humbi penallti në minutën  e 90-të duke çuar dëm mundësinë për 3 pikë të arta. Po në rast penalltie kush do të godasë në vazhdim?

Sipas ‘’Gazzetta dello Sport’’, në rast të një penalltie të re, veçanërisht nëse është vendimtare, nuk do të jetë Zhorzhinjo që do të godasë. Menaxhimi psikologjik i një momenti kaq të komplikuar është shumë i vështirë.

Zgjedhja e parë, bëhet kështu Leonardo Bonuçi, e gjitha kjo për çështje lidershipi, duke qenë se kapiteni ka goditur vetëm dy penallti në karrierën e tij. Pas Bonuçit vjen Domeniko Berardi, pastaj me radhë, Kieza, Insinje dhe Bernardeski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat