Befason ish-portieri i Juves

Futboll

Befason ish-portieri i Juves

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 15:18
Befason ish-portieri i Juves

Mikelanxhelo Rampula, ish-portieri i Juventusit, ka lëshuar një bombë të vërtetë lidhur me anën e fshehtë të Alesandro del Pieros.

Sidomos, në radhët e bardhezinjve, gjatë periudhës që vetë Rampula ishte zëvendëstrajner në stafin e Çiro Ferrarës, në sezonin 2009-2010.

“Nga periudha ime te Juventusi, mund të them se një lider i vërtetë ka qenë Çiro Ferrara. Po Del Piero?

Aleks është një mik, unë dhe Çiro e kemi rritur që kur ishim futbollistë në Torino, por kur unë dhe Ferrara stërvitnim Juven, i kërkuam Del Pieros që të na ndihmonte, t’i qëndronte pranë skuadrës.

Por, pasi e mbajti premtimin vetëm dy ditë, më pas mendoi që të kuronte vetëm veten dhe në stërvitje merrte pjesë vetëm në miqësoret brenda grupit. Një lider nuk sillet kështu. Nuk ishte pjesë e grupit”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat