Stadiumi i mbuluar i gjithi nga dëbora

Futboll

Stadiumi i mbuluar i gjithi nga dëbora

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 23:07
Kanadaja pret Meksikën në stadiumin “Komunuelth” në Edmonton.

Stadiumi i mbuluar i gjithi nga dëbora, ndeshja kualifikuese për Kupën e Botës luhet në -11 gradë celcius,

Në orën 3 të mëngjesit sipas kohës tonë do të zhvillohet një nga ndeshjet më të rëndësishme për kualifikueset e Kupës së Botës për zonën e Amerikës së Veriut.

Kanadaja pret Meksikën në stadiumin “Komunuelth” në Edmonton.

Fusha gjendet e gjitha e mbuluar nga dëbora, megjithatë kjo nuk do e pengojë zhvillimin e takimit.

Stuhia e dëborës shoqërohet me temperature mjaft të ftohta, që arrijnë në -11 gradë celcius.

Diçka e tillë i shkon për shtat Kombëtares së Kanadasë, teksa lojtarët janë mësuar me këto kapriço të motit, duke pasur kështu një avantazh kundrejt Meksikës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat