Hazard nuk ka punuar te Real Madridi

Futboll

Hazard nuk ka punuar te Real Madridi

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 15:06

Është e sigurt të thuhet se karriera e sulmuesit te Eden Hazard nuk ka punuar te Real Madrid.

Belgu kaloi nga Chelsea në “Santiago Bernabeu” për mbi 100 milionë euro, por assesi nuk e gjeti formën.

Hazard ishte yll botëror te Chelsea, por te Reali ka shënuar pesë dhe asistuar nëntë herë në 54 paraqitje.

Tani, edhe ka humbur pozitën nën urdhrat e Carlo Ancelottit që preferon Vinicius ose Rodrdygo.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka zbuluar se Hazard dëshiron të jetë titullar, ndërsa e ardhmja ende nuk dihet.

Ai gjithashtu theksoi se Real Madrid ende nuk ka pranuar asnjë ofertë zyrtare..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat