Shqiptari nis një eksperiencë të re në Zvicër

Futboll

Shqiptari nis një eksperiencë të re në Zvicër

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 17:12
Shqiptari nis një eksperiencë të re në Zvicër

Kukeli nis një eksperiencë të re në Zvicër, zyrtarizohet si zëvendëstrajner i këtij ekipi

Ish-lojtari i kombëtares shqiptare, Burim Kukeli, ka nisur një eksperiencë të re në karrierën e tij.

Ditën e sotme është zyrtarizuar tek skuadra e Wil në rolin e zëvendëstrajnerit.

37-vjeçari ka marrë edhe licencën UEFA A, për të vazhduar në një eksperiencë tjetër në futboll, tani jo më si futbollist.

Drejtori sportive i Wil gjithmonë e ka vlerësuar punën dhe aftësitë e Kukelit për këtë ai i ka dhënë mundësinë të bëhet pjesë e stafit.

“Burimi përçon profesionalizëm dhe personalitet. Me shumë vitet e eksperiencës që ai ka si lojtar me klubet dhe në nivelin ndërkombëtar dhe me natyrën e tij ambicioze ai do t’i kontribuojë shumë për klubin” theksoi drejtori i Wil, Jan Breitenmoser.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat