Kukësi-Tirana largohet nga kryeqyteti

Futboll

Kukësi-Tirana largohet nga kryeqyteti

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 15:06
Kukësi-Tirana largohet nga kryeqyteti

Në pritje të javës së 9-të të Abisnet Superirores, me kampionatin që rikthehet pas pauzës së kombëtareve, skuadrat kanë mësuar përfundimisht edhe vendzhvillimin e takimeve përkatëse, me stadiumet që këtë edicion kanë qenë një tjetër çështje për t’u zgjidhur për shkak të rikonstruktimit apo mirëmbajtjes së terreneve.

Kështu sfida mes Partizanit dhe Laçit, në program këtë të shtunë, në orën 19.45, do të luhet në “Elbasan Arena”, me të kuqtë që kanë zgjedhur këtë destinacion, duke shfrytëzuar komoditetin e impiantit të ri të Elbasanit.

Ndërkohë edhe kryesfida e kësaj jave, ajo mes Kukësit dhe Tiranës, do të luhet jashtë kryeqytetit, pasi takimi do të marrë jetë në “Loro Boriçi të hënën e ardhshme, aty ku dy ditë më parë skuadra vendase, Vllaznia do të presë Kastriotin në sfidën hapëse të javës së 9-të.

Dëshira e madhe e drejtuesve të Kukësit ishte që sfida me Tiranën të luhej në “Zeqir Ymerin” e ri, si takimi ideal për të inauguruar impiantin më të ri në vend, por duke qenë se për të parë gati stadiumin e Kukësit do të duhet edhe pak kohë, sfida fillimisht u zhvendos në “Air Albania”, por duke qenë se impianti më i madh në vend, pas sfidës së Kupës mes Tiranës dhe Dinamos do t’i nënshtrohet një periudhe mirëmbajtje për tapetin e ri, takimi mes verilindorëve dhe Tiranës u spostua në Shkodër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat