Stoichkov: Mancini ka bërë një punë të madhe

Futboll

Stoichkov: Mancini ka bërë një punë të madhe

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 15:41
Stoichkov: Mancini ka bërë një punë të madhe

I pranishëm në jurinë që do të votojë për Golden Boy 2021, Hristo Stoichkov ka folur edhe disa tema aktuale në botën e futbillit në një intervistë të dhënë për Tuttosport.

“Fituesi do të duhet të jetë krenar për këtë çmim sepse i është dhënë nga legjenda dhe trajnerë të mëdhenj të futbollit”, ka dashur të saktësojë Stoichkov.

Nuk ka munguar edhe një koment për kombëtaren e Italisë, që do të duhet të luajë në playoff për të siguruar një vend në Katar 2022: “Ky është futbolli. Mancini ka bërë një punë të madhe dhe pres që të kualifikohen në Kupën e Botës, që ka nevojë për Italinë”.

“Çfarë më ka mbetur në mendje nga eksperienca me Parma-n? Shumë miqësi, që është gjëja më e rëndësishme. Muajin e kaluar isha në Parma dhe kemi dalë për të ngrënë të gjithë bashkë: ishim një grup i madh.

“Buffon? Isha në fushë në 1995-ën kur ka debutuar në moshë shumë të re dhe e kam parë përsëri në stërvitje javën e kaluar. Ka ruajtur të njëjtin mentalitet si atëherë.

Kjo është arsyeja pse është një portierët më të mirë në botë në moshën 43-vjeçare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat