Në Shqipëri janë përmirësuar ndjeshëm terrenet sportive në krahasim me vitet e mëparshme, megjithëse ka ende punë për të bërë për të shkuar atje ku duhet.
Por duket se gara e ndezur dhe njëkohësisht arenat më të mira po afrojnë disi tifozët me klubet e tyre, për t’i ndjekur në stadium.
FrontOnline ka publikuar statistikat e ndjekjes së tifozëve në stadiume për Superioren dhe futbollin në Kosovë.
Sa i përket futbollit shqiptar është Tirana që kryeson me 7000 tifozë, pas saj vjen Vllaznia me 4330 tifozë dhe më pas Partizani me 1200 tifozë(referuar Albania Team).
Këto statistika janë shumë larg Kosovës, teksa ndjekja e tifozëve nga stadiumi është shumë herë më e ulët.
Në vendin e parë renditet Prishtina me 1500-2000 tifozë, ndërsa në vendin e dytë gjendet Ulpiana me 600-800 tifozë.