Do të ndiqet penalisht për një arsye

Futboll

Do të ndiqet penalisht për një arsye

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 16:26
Do të ndiqet penalisht për një arsye

Futbollisti ndërkombëtar holandez Quincy Promes do të ndiqet penalisht për një akuzë për vrasje në tentativë në lidhje me një therje me thikë në një tubim familjar vitin e kaluar, njoftuan prokurorët holandezë dhe raportet e mediave të enjten!

Sulmuesi 29-vjeçar i Spartak Moskës,  “dyshohet se ka therur me thikë një të afërm… në të cilin viktima, kushëriri i të dyshuarit, u plagos rëndë në gju”, tha zyra e prokurorisë publike në një deklaratë.

Edhe pse Promes nuk u përmend në deklaratë, raportet e mediave holandeze identifikuan ish-lojtarin e Ajax-it si të dyshuar.

Promes u arrestua në mes të dhjetorit dhe më vonë u lirua në lidhje me incidentin, i cili ndodhi në një festë familjare në një kasolle në qytetin piktoresk Abcoude, pak jashtë Amsterdamit.

Ai dyshohet se u përlesh pas një debati me të afërmin dhe anëtarët e tjerë të familjes ndërhynë menjëherë, thanë raportet e lajmeve në atë kohë.

I afërmi ngriti akuza nëntorin e kaluar.

Pas një hetimi, prokurorët vendosën të vazhdojnë dhe akuzojnë Promes për tentativë vrasjeje, ose ndryshe për sulm të rëndë.

“Për vendimin për ndjekje penale është njoftuar i dyshuari dhe avokati i tij”, thuhet në komunikatë.

Ende nuk është vendosur një datë gjyqi.

Promes i lindur në Amsterdam iu bashkua Ajax-it në vitin 2019 nga Sevilla në një transferim prej 15 milionë eurosh, përpara se të kalonte te Spartak, ku u shpall futbollisti i vitit në Rusi në vitin 2017, në shkurt për 8.3 milionë euro të raportuara!

Ai ka shënuar shtatë gola në 50 paraqitje për Holandën pas debutimit të tij në 2014.

Paraqitja e tij e fundit ishte gjatë humbjes shokuese 2-0 ndaj Çekisë në Euro 2020 në qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat