Dallku reagon ashpër për Lokajn

Futboll

Dallku reagon ashpër për Lokajn

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 18:08
Dallku reagon ashpër për Lokajn

Armend Dallku ka reaguar ashpër për fjalët e thëna nga Andin Lokaj, që shkaktuan shumë zhurmë si në Kosovë dhe Shqipëri.

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria LIVE”, duke kujtuar se Shqipëria i ka hapur derën lojtarëve të Kosovës dhe se FSHF ka lobuar shumë që dardanët të pranohen në UEFA.

"Filloi me ne dhe ata, njerëzve të tillë nuk duhet t’i jepet hapësirë. E ka bërë për vëmendje, padyshim. Nëse flasim me ne dhe ata, atëherë duhet të themi se ishin ata, Shqipëria, që u hapi derën gjithë lojtarëve shqiptarë të Kosovës që të përfaqësoheshin në çdo grupmoshë pasi Kosova nuk ekzistonte atëherë.

Pastaj nuk duhet të harrojmë se FSHF me në krye Armand Dukën loboi fuqishëm në UEFA që Kosova u pranua.

Lokaj duhet të dali publikisht dhe të kërkoj falje. Janë inate të vjetra, pasi e kanë shkarkuar nga Digitalbi.

Pastaj shkoi dhe arriti deri në atë pikë që kundërshtoi edhe presidentin e ndierë Fadil Vokrri, që tha se Panajot Pano është futbollisti më i mirë i të gjithë shqiptarëve. Janë inate të vjetra”, tha Dallku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat