Shkëmbi: Eliminuam ekipin më të mirë

Futboll

Shkëmbi: Eliminuam ekipin më të mirë

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 23:19
Shkëmbi: Eliminuam ekipin më të mirë

Trajneri Dinamos, Bledi Shkëmbi, ka qenë shumë i gëzuar për kualifikimin në Kupë. Por ai ka theksuar në fjalët e tij për “SuperSport” se nuk duhej harruar se kundër kujt luhej kjo sfidë.

“Emocion në fund, por duke uruar djemtë për kualifikimin se për ndeshjen kam rezerva. Por duhet të shohim me optimizëm kualifikimin, në asnjë moment nuk kemi harruar e duhet të harrojmë që kemi skualifikuar ekipin më të mirë të momentit. Por nuk jam i kënaqur me atë që dhamë sot në fushë.

Mendoj se duhej ta menaxhonim më mirë, pavarësisht se deri në atë moment Tirana nuk është se na rrezikoi. Ai gabim është mungesë komunikimi mes lojtarëve. E dija që do të ishte e vështirë pas golit, ashtu siç shkoi deri në fund.

U sollëm më mirë në fushë me 2 sulmues para. Kemi probleme me disa lojtarë që nuk japin ende 100%. Ishte fati dhe përqendrimi më shumë se sa rreshtimi. Pjesa e dytë me sa shoh është problem psikologjik më shumë.

Na duhej shumë ky kualifikim. E dinim që do të ishte shumë, shumë i vështirë, jam i bindur që nga ana psikologjike do të na ndihmojë. Ndeshjet vijnë shpejt, të hënën kemi ndeshje shumë të vështirë, por me këtë kualifikim shkojmë ndryshe. Nuk diskutohet”, tha Shkëmbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat