Rossi firmos në Itali

Futboll

Rossi firmos në Itali

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 23:55
Rossi firmos në Itali

Giuseppe Rossi është një nga pengjet e futbollit italian.

Sulmuesi i talentuar ka veshur fanellat e klubeve si Manchester United, Villareal, Fiorentina dhe Parma, teksa numëron 30 ndeshje dhe 7 gola me kombëtaren italiane.

Dëmtimet e shumta nuk e lejuan që të zhvillonte karrierën që meritonte. 34-vjeçari ndodhej pa ekip prej 1 janarit, datë kur i dha fund aventurës me amerikanët e Salt Lake.

Rossi është rikthyer në Itali dhe ka firmosur me skuadrën e Spal, që garon në Serie B. Sulmuesi ka firmosur deri në fund të sezonit, me opsionin e rinovimit me një tjetër vit nëse Spal ngjitet në elitën e futbollit italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat