Nuk justifikon rrogën që merr

Futboll

Nuk justifikon rrogën që merr

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 00:18
Nuk justifikon rrogën që merr

Paul Pogba dhe Manchester United nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës dhe aventura e francezit në Olt Trafford mund të konsiderohet lehtësisht e përmbyllur.

Kontrata e Pogba përfundon në fund të këtij sezoni dhe sipas mediave sportive britanike, United është tërhequr nga këto bisedime, për shkak të kërkesave që janë vlerësuar të larta nga ana e Pogba. Tërheqja do të thotë se pas 30 qershorit 2022, Pogba do të jetë një lojtar i lirë.

Përplasja mes palëve ka buruar nga paga e lartë e lojtarit. Drejtuesit e klubit i kanë ofruar një kontratë të re me reduktim të paktën me një të tretën e nivelit të pagës aktuale. Oferta është refuzuar nga Francezi.

Gara për të pasur shërbimet e tij mund të nxitet dhe përmbyllet që në janar, me Realin që ka shfaqur mjaft interes, ndërsa nuk mbeten pas edhe skuadra të tjera, përfshirë këtu edhe Juventusin, që ka probleme të mëdha në mesfushë.

Në Torino do të ishte një rikthim i kampionit të botës me Francën, por mediat britanike thonë se aktualisht të favorizuar janë madrilenët e Real, që përflitet se është në gjendje që të përmbushë kërkesat financiare dhe të agjentit të tij, Mino Raiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat