Man Utd ngushton epërsinë ndaj Watfordit

Futboll

Man Utd ngushton epërsinë ndaj Watfordit

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 17:23
Donny van de Beek

Manchester United ka arritur të ngushtojë epërsinë ndaj Watfordit pas fillimit të pjesës së dytë.

“Djajtë” u ndodhën në disavantazh prej dy golave pas 45 minutëshit të parë.

Golin e parë e realizoi Joshua King në minutën e 28-të, gjersa rezultati për vendasit u dyfishua nga Ismaila Sarr.

Më të filluar pjesa e dytë, tek “djajtë” ndodhen dy zëvendësime të menjëhershme me mesfushorin Donny van de Beek i cili hyri në lojë në vend të McTominay, gjersa Rashford u largua për t’ia liruar vendin Martialit.

Zëvendësimet e Solskjaer duket se kanë dhënë frytet pasi i inkuadruari në pjesën e dytë dhe “i harruari” i skuadrës, Donny van de Beek ka realizuar gol pas një asistimi të Cristiano Ronaldos në minutën e 50-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat