Gerrard e nis me fitore aventurën si trajner

Futboll

Gerrard e nis me fitore aventurën si trajner

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 18:18
Gerrard e nis me fitore aventurën si trajner

Aston Villa ka shënuar fitore në debutimin e Gerrardit si trajner i tyre. Villa fitoi pastër 2:0 ndaj Brightonit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 12-të në Premierligë.

Fitorja për Gerrrardin dhe ekipin e tij erdhi tek në minutat e fundit të ndeshjes.

Watkins shënoi fillimisht në minutën e 84-të, kurse pesë minuta më pas Mings dyfishoi epërsinë dhe i dha fitoren vendasve.

Kështu, Gerrard e nis mbarë me Aston Villën, e cila tani ka 13 pikë dhe gjendet në vendin e 15-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat