Liverpooli shumë i fortë, deklason Arsenalin

Futboll

Liverpooli shumë i fortë, deklason Arsenalin

Nga: Kemajl Goca Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 20:17
Liverpooli shumë i fortë, deklason Arsenalin

Liverpooli triumfon në derbin e madh, duke e mposhtur me rezultat 4:0 Arsenalin, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Anfield”.

Në minutën e 39-të, Alexander-Arnold harkon nga gjuajtja e lirë, ndërsa Sadio Mane me kokë shënon për 1:0. 

Në minutën e 52-të, Diogo Jota me dinakërinë mashtron dy mbrojtës, po ashtu edhe portierin dhe plason topin në rrjetë, 2:0.

Në minutën e 74-të, Mohamed Salah shënon për 3:0 e Takumi Minamino thellon fitoren në 4:0 (77’).

Liverpoli zë vendin e dytë me 25 pikë, ka katër me pak se lideri Chelsea dhe Arsenali renditet i pesti me 20 sosh pas 12 jave në Premier League.

Në përgjithësi ishte ndeshje e luftuar deri në fund, por “Redsat” treguan zgjuarsi dhe arritën tre pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat