Simeone: Jam i lumtur për Felipen

Futboll

Simeone: Jam i lumtur për Felipen

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 12:58
Simeone: Jam i lumtur për Felipen

Atletico Madrid siguroi një fitore të vuajtur mbrëmjen e kaluar. Kampionët e Spanjës mposhtën 1-0 Osasunën në “Ëanda Metropolitana”, falë golit të mbrojtësit Felipe tre minuta përpara fundit të ndeshjes.

Braziliani shfrytëzoi një kros të ardhur nga goditja e këndit dhe i dhuroi ekipit “Colchoneros” tre pikë tepër të rëndësishme. Atletico Madrid është dy pikë larg kreut të La Liga-s, teksa trajneri Diego Simeone vlerësoi reagimin e djemve të tij pas barazimi 3-3 me Valencian.

“U ndeshëm me një ekip që u mbrojt shumë mirë dhe që ka fituar shumë ndeshje në transfertë si pasojë e këtij stili loje. Goli i Felipes është i rëndësishëm për gjithë skuadrën, por edhe për atë personalisht, pasi ai ka rifituar besimin.

Nuk duhet të harrojmë që La Liga është një kampionat i vështirë për të gjithë. Jam shumë i lumtur që reaguam dhe u rikthyem te fitorja pas barazimit 3-3 me Valencian”, theksoi trajneri argjentinas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat