Cila do të jetë strategjia e Skënderbeut në këtë takim?

Futboll

Cila do të jetë strategjia e Skënderbeut në këtë takim?

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 13:08
Cila do të jetë strategjia e Skënderbeut në këtë takim?

Kualifikimi në Kupë pas 120 minutave dhe më pas penalltive, normalisht që i kushtoi shumë Skënderbeut për energjitë e shpenzuara. Për trajnerin Migen Memelli, pavarësisht ngarkesës fizike, ndeshja e së dielës ndaj Teutës, do të jetë shumë e vështirë.

Në intervistën për “Panorama Sport” lidhur me këtë takim, Memelli shprehu besimin që ka tek ekipi, teksa pret të bëjë një ndeshje të jashtëzakonshme.

Pas kualifikimit në Kupë, sa besoni që Skënderbeu mund të bëjë mirë edhe ndaj Teutës?

Së pari, dua të them se Kupa ka ndikuar në dy aspekte. Fillimisht jemi të lumtur që kaluam, pasi është një tjetër shtysë pozitive për të vijuar me rezultate të mira. Por, kampionati mendoj se është një tjetër histori.

Vijmë nga një fitore ndaj Kukësit, por e rëndësishme është që kemi treguar gjëra pozitive, me përjashtim të disa detajeve të vogla. Kemi punuar në stërvitje për t’i bërë ballë edhe këtyre problemeve dhe do të vazhdojmë të përmirësohemi.

Cila do të jetë strategjia e Skënderbeut në këtë takim?

Ajo që unë u kam thënë lojtarëve është se duhet të kemi parasysh ndeshjen e fundit me Kukësin. Edhe në këtë takim, duhet të jemi të organizuar mirë, për të mos i dhënë shumë mundësi kundërshtarit të vijë te porta. Pres të jemi rezultativë në finalizimin e aksioneve. Duhet të zhvillojmë një ndeshje të shpejtë dhe sa më të përqendruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat