Kika e hesht Flamurtarin, kjo është renditja në Grupin B

Futboll

Kika e hesht Flamurtarin, kjo është renditja në Grupin B

Nga: Kemajl Goca Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 17:51
Kika

Kika nga Hogoshti shokon Flamurtarin e Prishtinës, duke e mposhtur me rezultat 1:0, në ndeshjen e javës së 13-të të Ligës së Parë të Kosovës, Grupi B.

Futbollistët e Kikës importuan tre pikë të mëdha në luftë për ekzistencë.    

“Fitoren e sotme ia dedikojmë Lirian Feratit dhe Laurit Behlulit, të cilët janë të lënduar”, shkruan në faqen e Kikës.

Ferizaj kryeson me 24 pikë, pasojnë Vushtrria 23, Ramiz Sadiku 22, Arbëria 22 pikë etj. 

Grupi B

Flamurtari - Kika 0:1
Fushë Kosova - Ramiz sadiku 3:0
Vitia -  Vllaznia 4:3
Arbëria - 2 Korriku 0:2
Vushtrria - Ferizaj 1:1

Ferizaj kryeson me 24 pikë, pasojnë Vushtrria me 23, Ramiz Sadiku 22, Arbëria 22, 2 Korriku 19, Flamurtari 17, Fushë Kosova 14, Vllaznia 13, Kika 12 dhe Vitia 10 pkë. 

Në javën e 14-të, do të takohen: Ferizaj - Arbëria, 2 Korriku - Flamurtari, Ramiz Sadiku - Vushtrria, Vllaznia - Fushë Kosova dhe Kika - Vitia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat