E dashura e futbollistit sulmon tifozët

Futboll

E dashura e futbollistit sulmon tifozët

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 12:49
E dashura e futbollistit sulmon tifozët

Mateo Gabia bëri paraqitjen e tij të dytë këtë sezon për Milanin në sfidën me Fiorentinën, por për fat të keq nuk ishte një mbrëmje e mirë për të. Përveçse kuqezinjtë pësuan katër gola, mbrojtësi bëri gabime të mëdha.

Në ‘’Instagram’’, e dashura e Gabias, Federika Ruxheri, ka publikuar një mesazh të gjatë për të goditur tifozët e Milanit që kanë fyer qendërmbrojtësin për paraqitjen e tij. Ruxheri nuk është dakord me opinionet e disa prej tifozëve kuqezi që ngelën të zhgënjyer me performancën e futbollistit të tyre, por sipas saj kjo nuk e justifikon faktin që Gabia duhet të bjerë pre e fyrjeve.

“Më vjen turp që jam pjesë e së njëjtës racë njerëzore si njerëz injorantë dhe të frustruar, të cilët e shfryjnë zemërimin e tyre të ndrydhur mbi djemtë 20-vjeçarë, duke i dëmtuar ata.

Futbolli është një lojë dhe prandaj duhet konsideruar i tillë pavarësisht nga çdo performancë. Gjithkush është i lirë të shprehë mendimet e tij, por ka një kufi. Dinjiteti dhe respekti për njeriun janë linja që dallon një fans dhe një injorant dhe ja kush je ju”, ka shkruar e dashura e Gabias.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat