Milani planifikon të zëvendësojë Kessién

Futboll

Milani planifikon të zëvendësojë Kessién

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 16:15
Renato Sanches

Milani planifikon të zëvendësojë Franck Kessié me Renato Sanches sezonin e ardhshëm, por Arsenali është ende në garë për të nënshkruar me ish-yllin e Bayern Munichut.

Sanches është shfaqur si një nga objektivat prioritare të Milanit duke qenë se kontrata e tij me Lille skadon në fund të sezonit.

Javën e kaluar, “La Gazzetta dello Sport” raportoi se Milani po udhëheq garën për të siguruar nënshkrimin e tij, duke shtuar se ylli portugez kishte refuzuar ofertën e Arsenalit.

Sidoqoftë, gjatë intervistës së tij me “L’Equipe”, Sanches sugjeroi që “Topçinjtë” janë ende në garë.

“Ndoshta Milani dhe Arsenali janë të interesuar, por unë nuk e di”, tha Sanches.

“Milani është një klub i madh dhe historik. Është klas, më pëlqejnë.”

Nëse ai bashkohet me Milanin, Sanches do të zëvendësojë Franck Kessié në San Siro.

Ylli i Bregut të Fildishtë duket se do të largohet nga Milani në fund të kontratës së tij në qershor.

“Kuqezinjtë” nuk kanë qenë në gjendje të arrijnë një marrëveshje për zgjatjen e kontratës së tij me agjentin e lojtarit që thuhet se kërkon një marrëveshje të re 9 milionë euro në vit.

Sanches do të mbulonte të njëjtin rol si Kessié, por konkurrenca për të nënshkruar me yllin e Lille do të jetë e ashpër.

Barcelona kishte arritur një marrëveshje për të nënshkruar me Sanches verën e kaluar, por një dëmtim i meniskut e pengoi lojtarin të transferohej në Camp Nou.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat