Legjenda e Manchester Unitedit parashikon trajnerin e ri

Futboll

Legjenda e Manchester Unitedit parashikon trajnerin e ri

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 00:51
Rio Ferdinand

Legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand beson se trajneri Mauricio Pochettino do jetë trajner i ri i “Djajve të Kuq”, por jo deri në verë, derisa Carlos Quieroz do jetë trajner i përkohshëm.

Man United vazhdon me kërkimet për të gjetur pasuesin e Solskjaer, që u shkarkua të dielën e kaluar, me Michael Carrick që është në krye për ndeshjen ndaj Villarreal.

Pochettino shihet si favorit, por Ferdinand nuk mendon se kjo do ndodh këtë sezon, andaj United duhet të pres deri në verë.

“Nuk mendoj që Pochettino do largohet nga PSG këtë sezon. Është njeri i respektit. Mendoj që është mirënjohës për mundësinë që është te PSG dhe do mendojë ‘Nëse me duan kaq shumë, atëherë duhet të presin”.

“Mendoj që nga mediat kemi parë që në vitet e fundit se për të Man United është klubi që e do. Ka shumë gjëra që janë duke ndodhur te PSG, por duhet të jesh respektues”.

“Është e tëra se çfarë PSG duan sepse nuk janë ndonjë klub që thjeshtë e largojnë trajnerin. Vë bast për Pochettinon për fundin e sezonit, fillimi i sezonit tjetër, paratë e mia që do bëhet trajner”.

Ndërkohë, Rio tutje zbuloi se Carlos Quieroz do jetë trajneri i përkohshëm”.

“Çfarë mendoni për Carlos Quieroz? Mendoj se Man United do e telefonojë dikë si Quiereoz dhe ai do largohet nga çfarë është duke bërë”.

68-vjeçari momentalisht është duke menaxhuar Egjiptin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat