Terry ka pasur modelet e tij në futboll

Futboll

Terry ka pasur modelet e tij në futboll

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 13:14
Terry ka pasur modelet e tij në futboll

John Terry ka qenë një nga më të mirët në rolin e tij teksa ka shkruar historinë për Chelsea, madje në rolin e kapitenit. Në koleksionin e trofeve, ish-mbrojtësit nuk i mungon kampionati dhe Champions League duke faktuar nivelet e larta në të cilat ka luajtur.

Megjithatë, edhe Terri ka pasur modelet e tij në futboll e së fundmi në një intervistë për Gazzeta Dello Sport është shprehur se ka studiuar Leonardo Bonuccin dhe Giorgio Chiellinin të Juventus.

Ndër të tjera, Terri thekson se do të ishte një ëndërr të luante për Milanin ndërsa tregon se e ka pasur këtë mundësi në moshën 33-vjeçare.

“Kur isha ende futbollist, studioja dyshen Bonucci-Chiellini, ata janë dy legjenda.

Aktualisht, për ndeshjen e Champions League, Chelsea është superior ndaj Juventus, megjithatë kështu ishte edhe Anglia ndaj Italisë në Europian. Maldini ishte idhulli im, për të gjithçka ishte e lehtë. Më kërkoi Milani kur isha 33-vjeç, por nuk u konkretizua. Do të ishte një ëndërr të kisha luajtur për ta”, u shpreh Terry.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat