PSG publikon listën ndaj Man Cityt

Futboll

PSG publikon listën ndaj Man Cityt

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 14:27
PSG publikon listën ndaj Man Cityt

Nesër (e mërkurë) PSG është mysafir i Manchester Cityt, në kuadër të xhiros së pestë në fazen grupore në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja fillon nga ora 21:00, në stadiumin “Etihad Stadium”.

Në ditë para ndeshjes, PSG ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen ndaj Cityt.

“Parisienët” me një fitore në “Etihad Stadium” do kualifikoheshin në fazën tjetër.

Trajneri, Mauricio Pochettino ka publikuar listën e futbollistëve, ku është ftuar edhe mbrojtësi, Sergio Ramos.

Sergio Ramos nuk është paraqitur ende në asnjë ndeshje zyrtare me PSG-n, pas një lëndimi të pësuar.

Edhe pse është ftuar për ndeshjen, Pochettino nuk mund të rrezikojë të luajë me të nga fillimi pasi që ish-lojtari i Real Madridit Ramos ende nuk është në gjendjen e tij më të mirë fizike.

Lista e plotë e futbollistëve:

Navas, Hakimi, Kimpembe, Ramos, Marquinhos, Verratti, Mbappe, Paredes, Icardi, Neymar, Di Maria, Pereira, Dagba, Ëijnaldum, Herrera, Diallo, Kehrer, Mendes, Gueye, Dina-Ebimbe, Messi, Franchi, Donnarumma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat