Valverde është kandidati tjetër i mundshëm...

Futboll

Valverde është kandidati tjetër i mundshëm...

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 19:05
Valverde është kandidati tjetër i mundshëm...

Ernesto Valverde është kandidati tjetër i mundshëm për t’u ulur në stolin e Manchester United.

Sipas “Guardian”, Manchester United ka nisur bisedimet me ish-trajnerin e Barcelonës për ta bindur atë të marrë postin e menaxherit të përkohshëm deri në fund të sezonit.

57-vjeçari, Ernesto Valverde, është i pa punë që nga janari i vitit 2020, kur u shkarkua nga Barcelona.

Sipas Jamie Jackson, gazetari i Guardian, John Murtough, drejtori sportiv i Manchester United ka folur me Ernesto Valverde për të udhëhequr përkohësisht ekipin.

Ole Gunnar Solskjaer u shkarkua pas humbjes 4-1 nga Watford fundjavën e kaluar dhe Djajtë e Kuq janë në kërkim të dikujt që do të marrë drejtimin e trajnerit të përkohshëm deri në fund të sezonit, pasi s’duan të nguten me projektin e ri.

Më pas, në fund të sezonit, mund të ulen në stol për një projekt të ri Mauricio Pochettino ose Zinedine Zidane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat