Trajneri holandez shkarkohet edhe nga Iraku

Futboll

Trajneri holandez shkarkohet edhe nga Iraku

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 23:09
Trajneri holandez shkarkohet edhe nga Iraku

Dick Advocaat nuk është më trajner i Irakut.

Në detyrë prej disa muajsh, që nga kjo verë, holandezi (74 vjeç) dha dorëheqjen këtë të martë.

Lajmi është zyrtarizuar nga Federata Irakiane e Futbollit (IFA).

Ky vendim vjen pas rezultateve zhgënjyese të ekipit kombëtar në kualifikueset për Botërorin 2022 në zonën e Azisë.

Aktualisht i pesti, në grupin e tij, dhe pothuajse jashtë garës për të shkuar në Katar, Iraku tani do të drejtohet nga malazezi Zeljko Petroviç.

Trajneri i famshëm holandez në të shkuarën ka drejtuar shumë skuadra, por kulmin e karrierë e ka pasur në krye të “Tulipanëve” në dy periudha, 1992-1994, dhe 2002-2004.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat