Vajza e Maradonës godet rëndë: Bijtë e k*rvave

Futboll

Vajza e Maradonës godet rëndë: Bijtë e k*rvave

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 13:25
Vajza e Maradonës godet rëndë: Bijtë e k*rvave

Nesër më 25 nëntor është përvjetori i parë i vdekjes së Diego Armando Maradona, i cili u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare. Si pasojë, vajza e tij Giannina ka bërë një postim prekës në rrjetet e saj sociale.

Ajo ka shkruar një letër për babain e saj ku flet për mungesën që ndjen për të, armiqtë e shumë që ka pasur, si dhe për të gjitha spekulimet që janë hapur pas vdekjes së tij.

Postimi i plotë:

Më pushton brishtësia dhe dëshpërimi, ndihem e thyer. Kam nevojë për drejtimin për largimin tënd të papritur. Një mijë fronte lufte të hapura, një mijë armiq që gjuajnë raketa dhe ata të zakonshmit që vazhdojnë të në lëndojnë ne. Shikoj nga Benja dhe e gjithë kjo më dhemb edhe më shumë.

Të jetosh pa ty është më e lodhshme çdo ditë. Mendoj për ty, të ndjej, të ëndërroj, nuk jam një shembull dhe bëj çfarë mundem. Më fal për situatat që duhet të shohësh. Ka ardhur koha të pajtoheni me mua, por është e kotë pasi nuk jeni më këtu.

Ndihem e ngushëlluar kur e di se të kam dhënë gjithmonë gjithçka.

Në një botë plot hipokritë, të vërtetët, ata ndryshe, ata që jetojnë pa kërkuar shpjegime dhe bëjnë atë që dëgjojnë e thonë, janë të çmendurit, bijtë e k*rvave. Nuk do të dorëzohem.

Unë nuk mbaj numrin 10 në shpinë, por emri dhe trashëgimia jote do të jetojnë tek unë. Sa më shumë të duan të më shohin të rrëzuar, aq më shumë do të ngrihem. Unë të dua dhe do të më mungosh derisa të takohemi përsëri. Faleminderit që na mbron nga atje lart.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat