Pochettino me probleme në mesfushë

Futboll

Pochettino me probleme në mesfushë

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 14:42
Pochettino me probleme në mesfushë

PSG ka një ndeshje të rëndësishme sonte në Champions League përballë Manchester City-t.

Ai duhet të fitojë në Etihad nëse dëshiron të rifitojë vendin e parë në grup, që tani mbahet nga City. Skuadra duket e aftë, por Pochettino ka probleme me akumulimin. Në stërvitjen e djeshme Verratti u tërhoq me shqetësim dhe L’Équipe avancon se prania e tij nuk është aspak e siguruar.

PSG bëri stërvitjen e fundit ditën e djeshme dhe rezultati nuk ishte pozitiv.Problemeve të zvarritura nga futbollisti italian i shtohen edhe Ëijnaldum , i cili shkoi në dhomat e zhveshjes me dhimbje në pjesën e pasme të gjurit.

Edhe pse asnjëri nuk është përjashtuar për t’u përballur me Cityn, Pochettino mund të detyrohet të heqë dorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat