Ademi optimist me Dinamon e Zagrebit, synojnë fitore kundër Genk-ut

Futboll

Ademi optimist me Dinamon e Zagrebit, synojnë fitore kundër Genk-ut

Nga: Kemajl Goca Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 15:03
Ademi optimist me Dinamon e Zagrebit, synojnë fitore kundër Genk-ut

Dinamo e Zagrebit nesër do të ballafaqohet me ekipin belg, Genk, në ndeshjen e xhiros së 5-të në Grupin H të Europa League në futboll. 

Ndeshje e vështirë për dinamovitët, në rast fitores sigurojnë kalimin më tutje. 

Futbollisti shqiptar, Arian Ademi, tha se është ndeshje e vështirë.

“Pres një ndeshje të vështirë, të gjithë e dimë se sa ekip e mirë është Genk-u. 

E pamë që në Belgjikë rezultati (0:3) nuk ishte real sepse edhe ata patën rastet e tyre. 

Jemi të gatshëm që të japim maksimumin për të fituar”, tha Ademi.

Dinamo renditet në vend të dytë me 6 pikë e Genk është i treti me 4 sosh.

Ndeshja luhet në stadiumin “Maksimir” në Zagreb, në orën 18.45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat