Darmian është përqëndruar tek grupi që ekipi ka

Futboll

Darmian është përqëndruar tek grupi që ekipi ka

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 15:40
Darmian është përqëndruar tek grupi që ekipi ka

Gjatë intervistës para ndeshjes në Champions League midis Shakhtar-Inter, Mateo Darmian është përqëndruar tek grupi që ekipi ka.

“Ne jemi një grup shumë i mirë dhe me një vit e gjysmë e kam kuptuar këtë gjë. Nuk e them vetëm unë por të gjithë lojtarët që vijnë dhe ikin nga ky klub të njëjtën gjë mendojnë.

Tek Inter jam mirëpritur shumë mirë, në fillimj ka qënë e vështirë të fitoja besimin e tifozëve sepse nuk isha një lojtar të cilët ata prisnin që drejtuesit të transferonin për t’i besuar krahun.

Dëshira, vullneti dhe mbështetja e klubit më dha një besim të madh dhe në çdo ndeshje të mundshme kam dhënë maksimumin tim dhe më në fund, tifozët kanë besim tek unë tashmë.

Lojtari më i vështirë për t’u përballur në stërvitje? Lautaro Martinez sigurisht, shumë i ashpër në duel fizik por edhe shumë dinak. Ndërsa lojtari më i vështirë për t’u përballur ka qënë Hazard”, u shpreh anësori i Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat