Messi me fjalë prekëse për Maradonën

Futboll

Messi me fjalë prekëse për Maradonën

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 11:41
Messi me fjalë prekëse për Maradonën

Messit i duket e pabesueshme që Diego Maradona ka vdekur sot një vit më parë dhe se legjenda e kombit të tij nuk ishte gjallë për ta përjetuar triumfin e Argjentinës në Kupën e Amerikës.

Maradona vdiq në moshën 60-vjeçare nga një sulm në zemër në nëntor të vitit të kaluar, pak javë pasi ishte operuar në tru.

Messi e udhëhoqi Argjentinën drejt trofeut të parë që prej vitit 1994, duke e fituar Kupën e Amerikës 2021 në korrik.

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit do të donte që Maradona të ishte gjallë për ta përjetuar triumfin e vendit të tij ndaj rivalit Brazil.

Duke folur për gazetën spanjolle Marca në njëvjetorin e vdekjes së Maradonës, Messi tha: “Duket sikur të ketë ndodhur dje, e kam një ndjesi të çuditshme. Duket e pabesueshme që ka kaluar një vit tashmë dhe, pa të këtu, Argjentina është sërish kampione (e Kupës së Amerikës) pas kaq shumë viteve”, tha Messi.

“Gjithmonë mendja të shkon se do ta shohësh atë përsëri në TV, duke dhënë intervistë, apo duke e dhënë mendimin për diçka.”

Ai shtoi: “Gjithmonë do t’i kujtoj çastet më të mira që i ndamë së bashku, ato të cilat e kisha fatin t’i përjetoja me të”.

Për ta shënuar njëvjetorin e vdekjes së Maradonës, klubet e Argjentinës do të mbajnë një minutë heshtje para takimeve të tyre dhe lojtarët do të vendosen në fushë në formë të numrit 10.

Në Napoli, ku ai e kaloi një pjesë të karrierës, do të zbulohen dy statuja për të.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat