Dede: Kukësi e ka mposhtur Tiranën edhe më parë

Futboll

Dede: Kukësi e ka mposhtur Tiranën edhe më parë

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 11:51
Dede: Kukësi e ka mposhtur Tiranën edhe më parë

Kukësi ishte i pari ekip mposhti Tiranën e Orges Shehit këtë sezon, duke i mohuar këtyre të fundit arratinë në krye të tabelës. Kjo ndeshje sipas Nevil Dedes shërbeu si një pasqyrë e mirë për nivelin e kampionatit tonë.

Trajneri shqiptar ka folur në emisionin “Skaner” në “MCN TV” mbi këtë ndeshje të rëndësishme të “Abissnet Superiores”, teksa është i mendimit se diferenca në fushën e lojës nuk erdhi prej cilësisë.

“Edhe Tiranës i lejohet të gabojë.

Vinte nga 120 minuta lojë në Kupë. Kukësi bën futboll të mirë, me lojtarë me cilësi. Ritmin e kanë ndryshe nga skuadrat e tjera. Tiranës i nevojitej edhe barazimi, mund të qëndronte prapa. Të dyja skuadrat u hapën në disa momente.

Cilësia nuk e bëri diferencën, sepse Tirana ka lojtarë shumë të mirë. Sulmuesit kryesorë po lënë për të dëshiruar.

Mund të ndodhë që Kukësi e mposht Tiranën, sepse ka ndodhur edhe më parë. Pjesa e dytë u bë shumë e bukur. Ishte një pasqyrë e mirë për nivelin e kampionatit”, ka thënë Nevil Dede.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat