Martini: Kujt i druhem te Partizani?

Futboll

Martini: Kujt i druhem te Partizani?

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 14:26
Martini: Kujt i druhem te Partizani?

Edi Martini dhe Sherif Kallaku përcjellin optimizëm te Teuta para ndeshjes ndaj Partizanit që do t’i japë start fazës së dytë të kampionatit. Si trajneri ashtu edhe fantazisti i durrsakëve nënvizuan se ndaj të kuqëve kampionët e Shqipërisë do të zbresin në fushë vetëm për tre pikët dhe pavarsisht ecurisë së javeve të fundit nuk do të kënaqeshin kurrësesi me një barazim.

Edi Martini – “Jemi në analizë ndeshje pas ndeshje.

Ka pasur disa gjëra që nuk kanë shkuar ashtu siç duhet, për shumë arsye. Por, nuk është momenti të qahemi, është momenti të bëhemi gati për Partizanin. Presim që çdo ndeshje ekipi të bëjë lojën e vet, mendoj se do e arrijmë, këtë javë presim të marrim 3 pikëshin. Koumbemba? Ka pasur probleme dhe nuk është stërvitur me ekipin.

Kujt i druhem te Partizani? E respektoj se është emër i madh, kur Partizani ndodhet në ujra të turbullta, bëhet ekip më i rrezikshëm. Kampionati do të jetë njësoj si i vjetshmi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat