Bayer-i spektakolar, bën përmbysjen ndaj Celtic-ut të Ajetit

Futboll

Bayer-i spektakolar, bën përmbysjen ndaj Celtic-ut të Ajetit

Nga: K.Goca Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 20:36
Bayer-i spektakolar, bën përmbysjen ndaj Celtic-ut të Ajetit

Bayer Leverkusen bën përmbysje spektakolare në 10 minutat e fundit. Bayer humbjen e shndërron në fitore me rezultat 3:2 ndaj Celtic-ut nga Skocia. 

Futbollisti nga Kosova, Albian Ajeti, u paraqit në 14 minuta e fundit përkatësisht nga minuta e 76-të për Celtic-un.

Për Celtic shënuan Juranoviq (40'), Jota (56') e për Bayer-in Andrich (16' e 82’) e Diaby (87’). 

Bayer është në vend të parë me 13 pikë pas pesë xhirove në Grupin G të Europa League, pasojnë Betis me 10, Celtic me 6 e Ferencvaros është në fund me 0 pikë. Celtic humb të gjitha shpresat për vend të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat