Liga e Evropës/Ja rezultatet e ndeshjeve të sotme

Futboll

Liga e Evropës/Ja rezultatet e ndeshjeve të sotme

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 23:16
Foto ilustrim

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e programit të sotëm të Ligës së Evropës, të cilat ishin të vlefshme për xhiron e pestë të fazës së grupeve të kësaj gare.

Fillimisht, programin e sotëm e kanë hapur shtatë ndeshje të cilat kanë filluar nga ora 18:45, ku është spikatur derbi mes Galatasaray e Marseille, të cilën e fitoi skuadra turke me rezultat 4:2.

Krahas kësaj ndeshje, në orar të njëjtë u zhvillua edhe takimi mes Lokomotiv Moscow dhe Lazios, në të cilin fitore shënuan italianët me rezultat bindës 3:0, përcjell KosovaPress.

Ndërsa, me fillim nga ora 21:00 u zhvilluan tetë ndeshjet e mbetura të programit të sotëm, ku skuadrat si Lyon, Leicester dhe Monaco regjistruan fitore.

Lyon e mposhti me rezultat 3:1 skuadrën e Brondby, njëjtë sikurse Leicester City që shënoi fitore kundër Legia Warsawas, kurse Monaco me rezultat të ngushtë 2:1 e mposhti Real Sociedadin.

Rezultatet e të gjitha ndeshjeve të programit të sotëm në Ligën e Evropës i gjeni më poshtë:

Bayer Leverkusen 3 – 2 Celtic

Real Betis 2 – 0 Ferencvaros

Crvena zvezda 1 – 0 Ludogorets

Dinamo Zagreb 1 – 1 Genk

Galatasaray 4 – 2 Marseille

Lokomotiv Moscow 0 – 3 Lazio

Midtjylland 3 – 2 Braga

Rapid Vienna 0 – 2 West Ham United

Brondby 1 – 3 Lyon

Eintracht Frankfurt 2 – 2 Antwerp

Leicester City 3 – 1 Legia Warsawa

Monaco 2 – 1 Real Sociedad

Olympiacos Piraeus 1 – 0 Fenerbahçe

PSV 2 – 0 Sturm Graz

Rangers 2 – 0 Sparta Prague

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat